Duke i mbushur mendjen shqiptarëve të uritur me cirk

Kjo është Shqipëria që kanë zgjedhur shqiptarët.

Mbrëmë në Open Eni Vasili paska thënë: të premten që çfaqej BBV, ka arritur shikueshmërinë më të  lartë në historinë e TV-ve sa rrugët e Tiranës ishin boshatisur.

Skllevër bij sllevërish! Pëderisa ngopeni me cirk, ndeshje gladiatoresh dhe lumturi idiotësh dhe portokalli parlamentare, analistësh e gazetarësh që ushqejnë popullin me cirk dhe banalitet, dhe këta jerks talllin menderen duke bërë moral dhe duke i mbushur mendjen shqiptarëve të uriturme cirk për të mbushur urinë mendore, kulturore, sociale, të nevojave fiziologjike duke i I injektuar drogë kulturore dhe sociale modele garbage, si garbage i rrjetit kriminal politikë - media në bashkëpunim, tregon degradimin e kësaj shoqërie në  pa shprese për të ardhmen.

Kjo është Shqipëria që kan zgjedhur shqiptarët, ta gëzojnë se e meritojnë.

 Për të gjithë injorancën analistike që ashtu si në politike dhe art e çdo gje si nje katund i humbur i botës krahasohen me Ameriken, dhe po thonë dhe në Amerikë Big Brother ka sukses dhe ndiqet, flasin statistikat: në nje popullsi 350 milionëshe 4 milion ka arritur shifra me e lartë e ndjekësve pra 1.2 përqind.

Kanalet kombetare si CNN, Fox, BBC, MSNBS, USA etc nuk kanë bërë analiza për Big Brother USA as i trajtojnë e jo më të bëjnë post analiza BB. Mjerim.

Duke i mbushur mendjen shqiptarëve të uritur me cirk