Çfarë i ka djegur kryegylenistit rebel të Tiranës Klodi Allajbeu që hedh “gurin” duke menduar se fsheh dorën

Në 14 nëntor 2021, kur Berat Buzhala njoftoi largimin e tij nga gazeta-portal “Express” dhe televizioni TF që ishin në bashkëpronësi të tij, por pa treguar se kujt ia kishte shitur, ai tha në statusin e tij në Facebook me të cilin e dha këtë lajm:

“Shumë shpejt pas një pushimi kam ndërmend të tregoj se çka hamamin e kam ndërmend me punu.”
Të premten në 17 shkurt, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Berat Buzhala ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, ku ironizon pronarin e RTV Ora, Z. Ylli Ndroqi për shkak se ai shfaqet i shoqëruar nga truproje, deri edhe kur bën banjë në det. Buzhala e ka shoqëruar statusin me një fotografi ku shfaqet Ylli Ndroqi në det i shoqëruar nga dy bodyguardë.

Një hall i madh e ka bërë Berat Buzhalën që të merret me Ylli Ndroqin pikërisht në 17 shkurt, ditën e shpalljes. Se kur Berat Buzhala ishte deputet i partisë së Hashim Thaçit dhe ky vinte për pushime në bregdetin shqiptar në shoqërinë e Buzhalës, ky i fundit nuk e ironizonte për bodyguardët që e shoqëronin edhe në det. Me statusin e tij të 17 shkurtit na tregoi se vërtet ka nisur punë si argat hamami (telak), madje si ata argatët specialë që, të paguar nga dikush, si pa dashje i derdhin ujë më të nxehtë se ç’ duhet një klienti.

Buzhala e ka ironizuar Ylli Ndroqin për t’ i bërë një shërbim Klodian Allajbeut, kryegylenistit të Tiranës, i cili i bleu Buzhalës gazetën-portal “Express” dhe televizionin T 7. Klodian Allajbeu është administrator I plotfuqishëm i një rrjeti spitalesh private (të quajtur me mashtrim si “amerikane”) në pronësi të organizatës gyleniste, në Shqipëri dhe Kosovë. Klodi Allajbeu në fakt është prekur nga diçka qëkam thënë unë në emisionin tim në RTV Ora.
Unë kam thënë se Klogyli, siç e quajnë Klod gylenistin në Tiranë, duke përfituar nga që Fetullah Guleni që nga Amerika ku është, për shkak të pleqërisë së thellë nuk ushtron dot më kontrollin e dikurshëm mbi organizatën e tij, është rebeluar ndaj tij duke krijuar një rrjet gylenist të pavarur në Shqipëri, nën kontrollin e tij. Që do të thotë se Allajbeu kontrollon një perandori të tij financiare që vlen rreth gjysmë miliardi euro.

Klodi Allajbeu është tmerruar edhe sepse unë kam thënë që ai nuk duhet të gëzojë më mbrojtjen që qeveria amerikane iu jep gylenistëve në SHBA dhe Shqipëri, sepse tashmë Klodi është në krye të një organizate të pavarur, të rebeluar ndaj Gylenit, e cila ka kryer dhe është duke kryer vepra penale të dënueshme nga ligjet turke dhe shqiptare, pikësëpari me vetë ekzistencën e kësaj organizate të fshehtë, që vepron si organizatë kriminale.
Turqia i ka kërkuar Shqipërisë ekstradimin e Klodi Allajbeut, i cili në fakt duhet të arrestohet dhe të dënohet në Shqipëri para se të shkojë në Turqi. Klodi Allajbeu mban njëzet e ca bodyguardë, por jo në mënyrë të dukshme por të kamufluar, ndonëse ata janë përreth tij, në çdo kohë. Ata I mban se ka frikë mos e rrëmbejnë njerëzit e shërbimit të fshehtë turk se nga autoritetet shqiptare nuk ka frikë pasi i paguan harac Edi Ramës çdo muaj për lirinë e tij dhe të gylenistëve të tjerë të Shqipërisë.

Allajbeu i bën dhe shërbime të tjera Edi Ramës si kur shkoi me të në SHBA për t’ I siguruar kontratën e parë me kompaninë “Pfizer” për vaksinat me anë të gylenistëve të Amerikës.
Ylli Ndroqi sot mban bodyguardë për shkak 24 vjet më parë kur ka qenë në Turqi dhe gylenistët deshën ta rekrutojnë, ai refuzoi dhe ata i ngritën një kurth duke përdorur njerëzit e tyre brenda zyrave të shtetit turk që ta burgosnin si trafikant droge. Por nuk ia arritën dot qëllimit sepse çështja nuk shkoi dot në dorën e prokurorit gylenist, sipas planit të tyre, dhe ndaj z. Ndroqi nuk u ngrit as akuzë në gjykatë. Kjo tani është vërtetuar me dokumente zyrtare që i ka marrë SPAK-u zyrtarisht me letërporosi me rastin e hetimeve që ka bërë dy vjetët e fundit ndaj Z. Ndroqi.

Meqënëse Buzhala e mban veten si gazetar i fortë hulumtues le ta pyesë një herë Klodin se sa ilaçe me bazë droge merr z. Allajbeu për spitalet e tij, çfarë përpunohet në laboratorët e spitaleve të tij dhe gjëra të tilla.
Kush strehohet në spitalet e z. Allajbeu që atje ka më shumë roje se të gjithë institucionet e shtetit shqiptar të marrë së bashku?

Kur Buzhala në korrik 2016 bëri thirrje në profilin e tij në Facebook që shqiptarët të cilët gjendeshin në Turqi t’ i bashkoheshin grushtit të shtetit kundër Erdoganit, Buzhala e bëri këtë gjë jo se ishte I përkushtuar ndaj demokracisë turke, por sepse ai donte që të siguronte kredit moral te Gyleni për të shitur mediat e tij, siç bëri.

Buzhala edhe në të shkuarën e ka treguar veten si tregtar i shkathët kur ka bërë biznes me famëkeqin Zvonko Veselinoviç, i cili kryente shërbimin e transportit për llogari të një kompanie ku Berat Buzhala ishte bashkëpronar dhe që nxirrte fitime të mëdha duke furnizuar me material ndërtimi kompaninë “Bechtel” që ndërtonte autostradën në Kosovë.

Përfshirja e Berat Buzhalës në korin e sulmeve kundër Ylli Ndroqit është tregues i panikut që e ka mbërthyer Klodi Allajbeun, i cili për çdo rast ka blerë një vilë në Dubai, ku gjenden miqtë e tij të arratisur nga drejtësia shqiptare.

Ylli Ndroqi nuk u arratis bashkë me bodyguardët siç bënë llogari ata që e përdorën SPAK-un kundër tij dhe që tani kanë ngecur dhe po mallkojnë mikun e Klodit, Erion Veliajn që i futi në këtë histori.

Më kanë thënë se qëkurse unë zbulova në emisionin tim të vërtetat sekrete të gylenistëve të Tiranës, Klodi është bërë pacient i spitaleve të tij duke u kuruar për kriza paniku.

Berat Buzhala të mos lumturohet kot që nuk i doli emri në listën e pagave të Klodi Allajbeut, si Baton Haxhiut, që kamuflohej si shef marketing spitali. Biznesi I Buzhalës me Allajbeun nuk ishte me listë page por me shit-blerje të drejtpërdrejtë. Aq i kënaqur është Buzhala nga pagesa sa bën si shpërblim edhe shërbimin prej argati hamami ndaj Allajbeut!