Karma is a bitch

Këta banorët e 5 majit, Paskuqanit, Kodrës se Diellit, e deri në Hammallë, Golem, Durrës, Kodrat e Saukut e kudo, si u ndjenë kur zaptuan këto toka, a menduan se ka pronarë privatë apo janë prona shtetërore?

Privatët i kërcënuan dhe me jetë se armët ishin sheshit.

Zaptimi i pronave shtetërore ngul hunj e ngerej gardhe ka krijuar një dëm të pariparueshëm urban në perspective për shkak të ndërtimeve pa një studim të tillë dhe njëkohësisht një shëmtirë getosh.

Pronat shtetërore shteti i lejojë këta mësymës zaptues duke mbjellur jo vetëm një krim të pariparueshëm për të drejtën e pronës, por duke i bërë palë për pushtetin kriminal të shkatërrimit jo vetëm të pronës private por dhe asaj shtetërore por dhe shkatërrimit te pariparueshëm të ligjishmërisë dhe shtetit të së drejtës.

Si ndjehen sot? Karma is a bitch!

Shteti është monstër.

Janë shkelur të drejtat themeltare të njeriut që fillon me të drejtën e pronës.

Në anën tjetër gjithë ky cubllik i lejuar nga shteti ka edhe një kosto financiare që nuk mund të mbulohet kurrë, duke filluar nga prishjet e banesave, shkatërrimi tokave bujqësore, transeferimi këtyre banorëve në shtëpia te reja, ndertimi këtyre banesave etc.

Të gjitha këto do të reflektojnë në rritjen e taksave, rritjen e çmimeve që do të çojë dhe më tej në mizerabilitetin e nivelit te jetesës.

Ky është shteti rrumpallës i shtetarëve të babzisë të këtyre 30 vjetëve.

Prokupohuni për zgjedhjet e 6 marsit se kush do të zgjedhje 6 babzistët e rinjë të bashkive se Shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen po largohen prej vendit të babzisë dhe hajnave e cubave çdo ditë.