Komisioni hetimor parlamentar vs SPAK!
Vihet re se ka nje qasje kritike ndaj rolit te komisionit hetimor parlamentar ndaj ceshtjes se incerneratoreve. Nje nder kritikat eshte se roli i ketij komisioni po i mbivendoset SPAK.
Se pari, praktika e ngritjes se komisioneve hetimore parlamentare eshte praktike e te gjitha parlamenteve te shteteve anetare te BE.
Se dyti, vete BE e ka percaktuar ligjerisht kete mekanizem kontrolli te legjislativit ne Traktaktin e Mastricht. Roli i komisioneve hetimore parlamentare nga organet e hetimit ndryshon ne:
-Qellim,
-Procedure,
-Pasoje.
Qellimi i komisioninit hetimor parlamentar eshte hetimi mbi nje ceshtje me ndjeshmeri publike per tu vendosur me pas, nese gjetjet lejojne perfshirjen ne axhenden e legjislatures perkatese nevojen per ndryshime ligjore.
Procedura: Ne rastin e komisionit hetimor parlamentar ajo ndjek proceduren e percaktuar ne rregulloren e parlamentit. Niveli i provave dhe analizes se tyre ndryshon nga ai i gjykates, packa se mjetet e mbledhjes se te dhenave (referuar ketu kerkesesave per informacion dhe pyetjes se deshmitareve) mund te kete ngjashmeri. I gjithe dokumentacioni i mbledhur mund ti kalohet organeve hetimore dhe jane ato kompetente per te vleresuar nese evidencat jane te atilla qe te mund te paraqiten ne gjykate, dhe eshte kjo e fundit e cila vendos kush perben prove dhe kush jo.
Pasoja: Eshte teresisht e karakteri politik dhe eshte nje mjet qe legjislative e perdor per te kontrolluar ne menyre administrative pushtetet e tjera dhe ne rastin konkret ate egzekutiv. Ne rastin e incerneratoret, pervec elementeve politik (pra perfshirjen e funksionareve publik ne shkelje ligjore dhe si rezultat kerkese llogarie nepermjet institucionit te interpelances ndaj Kryeministrit, ministrave apo drejtuesish institucionesh te pavarura), mundet te prodhoje edhe konkluzione qe mund te kerkojne ndryshime ligjore.
Se fundi, keto komisionie duke qene publike ndihmojne ne ndergjegjesimin e publikut mbi cilesine e qeverisjes dhe ndihmojne gjithashtu ne rritjen e trasparences mbi funksionimin e saj.