Çështja e inceneratorëve nuk është punë procedurash! Mos kemi të bëjmë me një Sude-qeveri?!

Cështja e inceneratorëve nuk është punë procedurash!
*****
Nëse duan të nxjerrin të vërtetën e skemës mafioze të trajtimit të mbetjeve me incenerim, duhet të gjejnë përgjigjet e këtyre pyetjeve:

1. Përse u vendos trajtimi i mbetjeve me Incenerim?! BE nuk e sugjeron. Është metoda më e shtrenjtë e mundshme, aq më tepër për një vend të varfër si yni.

2. Përse 3 inceneratorë?! I gjithë Ballkani ska asnjë. Kush i bëri llogaritë? Si dolën këto llogari?! Cili është ndikimi real në mjedis, sot e në vijim?!

3. Përse u përzgjodhën kompanitë koncensionare PA TENDER?! Çfarë avantazhesh të mëdha kishin këto kompani?! Kush i prezantoi pra vendimmarrësve?!

4. Sa para kishin të gatshme për investim koncensionarët dhe cili ishte burimi i këtyre parave?! Ligji antimafia është shpikur për këtë rast.

5. Cila ishte analiza e leverdishmërisë ekonomike e trajtimit të mbetjeve me incenerim? A u llogariten tarifat e rritura? Po pushteti lokal a mori pjesë dhe deri në çmasë?

6. Cila është pronësia e të tre kompanive të inveneratorëve?!

7. Cilat janë detyrimet financiare të shtetit që burojnë nga këto kontrata?! Përse paguhen para për incenerim pa inveneratorë?!

8. Cila është hierakia e vendimarrjes publike dhe cilat janë përgjegjësitë në secilën hallkë të saj?

9. A kishte fond në dispozicion buxheti i shtetit kur u lidhën kontratat veç e veç, fond i cili do të përballonte detyrimet kontraktore?! Mos kemi të bëjmë me një skemë piramidale?! Me një Sude-qeveri!!!

Përgjigjet e këtyre pyetjeve gjenden në dokumenta zyrtarë por edhe në pyetjen e personave përgjegjës. Në tilla raste bëhet një ekspertizë e plotë dhe e gjithanshme, mundësisht me ekspertë jashtë Shqipërie, të cilët duhet të zbërthejnë këtë skemë sipas këtyre pyetjeve.

Kjo do duhej të ishte skema dhe plani i hetimit.

Natyrisht nuk përjashtohet dhe hetimi i përgjegjësive procedurale, por ajo nuk çon tek thelbi i problemit.

Kjo që sugjerojnë dhe bëjnë hetuesit politikë në parlament e SPAK, ku gjejmë kush firmosi e kush e lagu pa e lagur, pa kokë, pa trup e pa një bosht llogjik, nuk çojnë në zbardhjen por në mbylljen e skandalit!!!

Kjo çështje mund të ishte një rast i mirë për ta hetuar këtë sude-shtet fund e krye.