Për shtëpinë e nënë Lizës, pronaren e tokës dhe Erion Velinë!
Nënë Liza vetë e 13 ka fjetur për net të tëra në oborrin e shtëpisë së saj të rrënuar në mënyrë mizore, nga një shtet i cili represionin e tij përballë popullit e ka dëshmuar në dhjetëra herë.
Po, Nënë Liza ka ndërtuar shtëpi 3-katëshe në një zonë informale të vendit, siç kanë ndërtuar gjysma a më shumë e Shqiptarëve, në kushtet e mosekzistencës së shtetit dhe institucioneve.
Por nuk është faji i Nënë Lizës as i ndonjë nënë në Shqipëri që kanë ndërtuar, nën hundën e shtetit, dhe ky shtet i ka lënë ta çojnë ndërtimin deri në fund, e më pas me gaz lotsjellës i nxjerr nga shtëpia e tyre.
Sot Nënë Liza, mbi supet e saj ka vetëm diçka të sigurt, pastërtinë dhe ndershmërinë.
E dëgjova teksa Erion Veliaj, përmendi sesi pronarja e tokës ku kishte ndërtuar shtëpinë Nënë Liza qenka një deputete socialiste, Klotilda Ferhati, dhe si ajo në komision kishte qëndruar e fortë përballë “zaptueses së tokës së saj” Nënë Lizës!
Erion Veliaj është një ndër shkatërruesit më të mëdhenj të pronës publike dhe private në vendin tonë.
Atë që ia ka bërë Erion Veliaj Tiranës, vështirë se do ja bënte kushdo pushtues i huaj në kohërat moderne, kur pushtimin mund ta mendojnë vetëm Putini në Rusi, dhe shteti Islamik në Lindje të Mesme!
Por, se kush është Erion Veliaj e njohim të gjithë, flet Tirana për Erion Veliajn, flasin kullat, dhe rrugicat e kryeqytetit 1 milionësh!
Por kush është pronarja që Nënë Liza i ka zaptuar tokën?
Klotilda Ferhati bashkë me kolegët e saj qartazi kanë zhvatur buxhetin e shtetit gjatë krizës së pandemisë!
Një shembull konkret, për ta Ilustruar se edhe Klotilda i ka vjedhur dhunshëm lekët e taksave të Nënë Lizës dhe të mijat gjithashtu, edhe të tuat madje!
Në Mars-Prill të 2020 Shqipëria gjendej në kushtet e izolimit total. Çdo qytet ishte në karantinë, dhe çdo institucion kishte pushuar së punuari nëpër zyra.
Gjatë këtyre dy muajve, edhe Klotilda Ferhati ka marrë nga Kuvendi i Shqipërisë 70 000 lekë karburant.
Çfarë bëre me 70 000 lekë karburant Klotilda teksa Shqipëria ishte tërësisht e mbyllur?
Po gjatë këtyre dy muajve ajo ka marrë 34 000 lekë shërbim për telefonin?
E dini sa janë 34 000 lekë? Më shumë sesa paga minimale e një shqiptari!
75 000 lekë vetëm për marsin ka marrë deputetja Dieta!
Çfarë dietash kur vendi ishte në izolim total?
Për të dy muajt zonja për të cilën derdh lot Erion Veliaj ka marrë 193 082 lekë përfitime nga kuvendi i Shqipërisë për dieta, karburant, telefon e honorare.
Po, deputetët kanë përfitime, por në kohën e izolimit total kur aktivitetet ishin reduktuar pothuajse në zero, kjo është veçse vjedhje.
Janë gati 2 milionë lekë për dy mua, që bëjnë sa 6 paga minimale të Shqiptarëve!
Ndaj Nënë Liza si ka borxh askujt, por Klotilda dhe Erioni i kanë borxh asaj, shumë madje!
