Karrigia e përjetshme e Lukashenkos, Presidenti: Nëse Perëndimi vijon sulmet, qëndroj në pushtet përjetë
Presidenti bjellorus tepër i kontestuar në zgjedhjet e fundit nga perëndimi, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se nëse perëndimi vijon të sulmojë Bjellorusinë, ai do të qëndronte në pushtet përjetë.
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko i cili qëndron në pushtet që prej vitit 1994, ka deklaruar se nëse vendi i tij vijon të jetë objektiv sulmi nga perëndimi, ai do të qëndrojë përjetë në krye të shtetit.
Ai mori pjesë në stërvitjen ushtarake që po kryhen në Osipoviçi mes forcave bjelloruse dhe atyre ruse.
Lukashenko bisedoi me gazetarët, ku foli edhe për një lënie të pushtetit apo dorëheqje.
Kreu i Shtetit tha se nëse perëndimi ndalon së pasuri në epiqendër negative Bjellorusinë dhe braktis planet për të organizuar protesta e revolta si në vitin 2020, ai mund të largohej nga pushteti në mënyrë demokratike dhe kjo mund të ndodhte më herët se sa perëndimi mund të mendonte.
Lukashenko qëndron në pushtet prej 28 vitesh. Dy vjet më parë, ndërsa u mbajtën zgjedhjet presidenciale ai u akuzua për manipulim masiv votash nga opozita bjelloruse.
Vendi u ngrit në revolta, të cilat u udhëhoqën nga ish-liderja e dikurshme e opozitës Svetllana Cihanojuskaja, e cila më pas u largua nga vendi, ndërsa bashkëshorti i saj u arrestua nga autoritetet vendase.

