Blinken në Kombet e Bashkuara: Jam këtu jo për të filluar një luftë, por për të parandaluar atë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken teksa po fliste në Kombet e Bashkuara për Rusinë dhe Ukrainën u shpreh se ishte aty jo për të nisur një luftë, por për ta parandaluar atë.

"Unë jam këtu sot jo për të filluar një luftë, por për ta parandaluar atë. Informacioni që paraqita këtu vërtetohet nga ajo që ne kemi parë qartazi para syve tanë për muaj të tërë. Dhe mbani mend se ndërsa Rusia ka përqeshur vazhdimisht paralajmërimet tona dhe alarmet si melodrama e marrëzi, ata kanë grumbulluar vazhdimisht më shumë se 150,000 trupa në kufijtë e Ukrainës, me aftësitë për të kryer një sulm masiv ushtarak. Këtë nuk e shohim vetëm ne. Aleatët dhe partnerët shohin të njëjtën gjë," – tha Blinken.

Ai i kërkoi Rusisë të përdorë diplomacinë si zgjidhje për krizën.

Blinken tha se i dërgoi një letër ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov duke i propozuar ata të takohen javën e ardhshme në Evropë.

Ai po propozon gjithashtu takime të Këshillit NATO-Rusi dhe Organizatës për Sigurinë e Bashkëpunimin në Evropë.

"Këto takime mund të hapin rrugën për një samit të liderëve kryesorë në kontekstin e de-eskalimit për të arritur mirëkuptim mbi shqetësimet tona të ndërsjella të sigurisë.” - tha ai.

Ai theksoi se Rusia ka të ngjarë të përgjigjet me shkarkime dhe duke deklaruar se SHBA-ja po ushqen histeri.

“Qeveria ruse mund të shpallë sot pa kualifikime, ekuivokime apo shmangie se Rusia nuk do të pushtojë Ukrainën, e thënë qartë, e thënë qartë para botës – dhe më pas ta demonstrojë atë duke dërguar trupat, tanket e aeroplanët, përsëri në hangarë dhe duke dërguar diplomatët në tryezën e bisedimeve.” - përfundoi ai.