I mituri shpëton për fije të perit nga makina, reagimi i shoferit që pa ‘tmerrin’ do ju habisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2022, 18:07
Një djalosh ka shpëtuar për fije të perit, pasi një makinë për pak sa nuk e ka marrë përpara, aksident i cili mund të ishte me pasoja të rënda.
Në një video të publikuar nga mëdiat e huaja, shihet se një i mitur ka qenë duke kaluar rrugën, ndërkohë një makinë e cila ishte me shpejtësi skëterrë, i ka kaluar anash, ndërkohë djali ka shpëtuar pa kapur makina vetëm për disa centimetra. Ai është rrëzuar në tokë dhe për fat të mirë nuk ka marrë asnjë lëndim.
Makina e cila për pak po përfshihej në aksident është larguar, ndërkohë ka habitur veprimi që kanë bërë dy persona të tjerë.
Pasi ata kanë parë që djali i shpëtoi aksidentit kanë ndaluar makinën dhe e kanë pyetur se si është, ndërkohë që nuk kanë munguar as përqafimet.