Përsëritet historia! 9-vjeçari bllokohet në pusin 10 metra të thellë prej dy ditësh (VIDEO)
Vetëm dy javë pas ngjarjes së 5-vjeçarit Rayan Aëram, në Marok që tronditi botën, pasi mbeti i bllokuar në një pus, duket se historia është përsëritur sërish.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se një djalë në moshën 9-vjeçare në Afganistan ka mbetur i bllokuar në një pus prej 10 metrash.
I mituri ndodhet prej dy ditësh në pus, ndërsa ekipet e shpëtimit janë të luftë për ta shpëtuar.
Djali i quajtur Haidar është brenda pusit dhe shpëtimtarët janë parë duke gërmuar për ta nxjerrë djalin e vogël.
Videoja e shpërndarë në mediat sociale duke përfshirë zyrtarët e qeverisë së re të talibanëve të Afganistanit tregoi Haidarin të zhytur në pus, ku shihet duke lëvizur krahët dhe pjesën e sipërme të trupit.
Në video djali dëgjohet duke qarë,ndërsa shihet se ekipet e kërkim shpëtimit po gërmojnë në kana, për të nxjerrë të voglin.