Përshëndetje naziste në Parlamentin Evropian

Deputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Angel Xhambazki ka bërë një përshëndetje me dorën e djathtë gjatë seancës parlamentare e cila shkaktoi zemërim, për shkak të gjestit i cili u pa si një përshëndetje naziste.

Xhambazki foli në PE për debatin e sundimit të ligjit në Poloni e Hungari, pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Ne kurrë nuk do t'ju lejojmë të na tregoni se çfarë të flasim dhe çfarë të bëjmë. Rroftë Bullgaria, Hungaria, Viktor Orban, partia e tij Fidesz dhe Evropa e shteteve kombëtare, i tha parlamentit anëtari i partisë nacionaliste bullgare VMRO gjatë fjalimit të tij.

Pas fjalimit, Xhambazki u drejtua drejt daljes së sallës së parlamentit dhe ngriti dorën e djathtë për disa sekonda në shenjë përshëndetjeje.

Deputeti bullgar shkroi në Twitter se vendimi i Gjykatës Evropiane ishte i neveritshëm dhe se BE përbuz shtetet kombëtare.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Pizierno paralajmëroi masa për Xhambazkin.

Ajo tha se do të hapeshin kamerat për të evidentuar nëse përshëndetja fashiste kishte ndodhur apo jo.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mezzola, shkroi në Twitter se përshëndetja fashiste në seancë është e papranueshme për kudo.