“No Pass” në Zvicër, nga 17 shkurti shumica e kufizimeve anticovid do të hiqen
Qeveria zvicerane ka vendosur të heqë shumicën e kufizimeve të koronavirusit, pasi nivelet rekord të infektimeve me variantin Omicron nuk kanë shkaktuar komplikacione tek të prekurit.
Qeveria zvicerane ka vendosur të heqë shumicën e kufizimeve të koronavirusit, pasi nivelet rekord të infektimeve me variantin Omicron nuk kanë shkaktuar komplikacione tek të prekurit.
Që nga e enjtja e 17 shkurtit qytetarët në Zvicër nuk do e kenë të detyrueshme paraqitjen e certifikatës së Covid për të hyrë në bare, restorante, stadiume apo vende të tjera të mbyllura ku zhvillohen aktivitete kulturore.
Po ashtu dhe maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në shkolla, dyqane, salla koncertesh apo në punë, me përjashtim të udhëtarëve të transportit publik.
Për presidentin e Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis, ky është një hap vendimtar dhe i rëndësishëm për t’iu kthyer normalitetit.
Megjithatë autoritetet bëjnë me dije se përjashtim nga ky rregull bëjnë udhëtarët që dëshirojnë të kalojnë kufirin.
Ky vendim i qeverisë zvicerane vjen pas një sërë konsultimesh me parlamentin dhe organizmave të shëndetësisë. Kufizimet dhe rregullat strikte u vendosën në vend që në tetorin e 2021-shit, ku dhe u shënua një rritje e ndjeshme e infektimeve me Covid.
Tashmë situata paraqitet normale, ku rreth 68% e popullsisë i ka marrë të dyja dozat e vaksinës.
Gjithsej Numri i viktimave për shkak të pandemisë së koronavirusit në Zvicër raportohet të jetë 12,200.
