Ligj që ndalon promovimin e komunitetit LGBT, BE kushtëzon Hungarinë e Poloninë, i shkurton fondet
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka lënë në fuqi vendimin e KE-së për shkurtim fondesh ndaj Hungarisë e Polonisë nëse ato shkelin sundimin e ligjit, çka ka të bëjë me ligjin anti-LGBT që dy vendet kanë miratuar. Budapesti e Varshava e kanë quajtur vendimin si politik.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka refuzuar padinë e Polonisë dhe Hungarisë lidhur me mekanizmin që lejon Brukselin që të shkurtojë fondet për vendet anëtare që shkelin të ashtuquajturat standarde demokratike.
Hungaria dhe Polonia kanë miratuar një ligj që ndalon promovimin e komunitetit LGBT nëpër shkolla dhe filma për fëmijët.
Vendimi i hap rrugë Komisionit Evropian që të shkurtojë fondet nga buxheti i BE-së për vendet që shkelin shtetin e së drejtës.
Lidhur me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kanë reaguar qeveritë në Budapest dhe Varshava.
Partia në pushtet në Hungari, e kryeministrit konservator Viktor Orban e quajti vendimin si një episod të hakmarrjes politike që ka zgjatur prej muajsh, për të cilën kreu i ekzekutivit akuzon multimiliarderin George Soros.
Partia Fidesz shkon edhe më tej ndërsa akuzon Brukselin se e kishte caktuar qëllimisht marrjen e vendimit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit, duke shtuar se BE po ndihmon kandidatin e krahut të majtë i cili do të lejojë propagandën LGBT nëpër kopshte e shkolla.
Në 3 prill, krahas zgjedhjeve do të mbahet edhe referendumi për ndalimin e promovimit të LGBT, i miratuar nga qeveria Orban.
Edhe zëvendës ministri polak i Drejtësisë e quajti vendimin e gjykatës politik, si dhe në vazhdim vendi do të ishte subjekt i shantazhit financiar.
Ai bëri thirrje për bashkim në mbrojtje të sovranitetit të vendit.
