Tërheqja e trupave nga Ukraina? Topollaj: Ti besosh Putin-it është njësoj si ti besosh gjarprit nën gur

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se disa trupa të pozicionuar në kufi me Ukrainën po kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve.

Diplomati Spartak Topollaj, në një intervistë për Ora News, u shpreh se nuk beson se Rusia po tërheq trupat nga Ukraina.

Ai tha se Presidentit Vladimir Putin nuk mund t’i zësh besë.

Spartak Topollaj: Ti besosh Putini-it është njësoj si ti besosh gjarprit nën gur. Është një taktikë. Kombinacioni ortodokso- komonisto-sllav i Putin është ndoshta kombinacioni më i djallëzuar për momentin. Por ky konflikt i stisur i Ukrainës nga Rusia, duke harruar që vetë rusët kanë pasur kryeqytet Kievin.  Shpërbërja bashkimit Sovjetik, dobësimi total, ushtria ishte në degradim të plotë, armët po ndryshkeshin, e vetmja gjë që kishin rusët ishte armët bërthamore. Me ardhjen e Putin në pushtet, arriti të forcojë ekonominë, dhe u shndërruar në autokrat.

Ndër të tjera ai shtoi se lajmin për tërheqjen e trupave mund të jetë një nga taktikat e Putin.

Spartak Topollaj: Unë s’i zë besë Putinin, lajmi për tërheqje të trupave, mund të jetë një nga taktikat e tij. Është një provokim. Ai do të thotë që ne u tërhoqëm, ata na provokuan. Forcat në det, Bjellorusi i ka të gjitha,ndërkohë që ka lënë në terren edhe spitalet. Parashikon të ketë të vrarë dhe të plagosur. Bisedat që ka bërë me liderët janë të tilla që krijojnë përshtypjen se ju po na provokoni ne.

Ai thotë se qëllimi i Putin është të bëjë një provokim të përmasave gjigante.

Spartak Topollaj: Putin ka pasur si synim dhe vazhdon të ketë ta bëjë këtë provokimin e përmasave gjigante. Nëse nuk vjen deri tek zbatimi i një agresioni dhe pushtimi i Ukrainës apo një pjese të madhe të saj është tjetër gjë. Ai e bën këtë të kërkoj shumë dhe të marrë pak.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.