Gjarpri dy metra “shoqëron” lojtarët në fushë, pezullohet ndeshja, futbollistët ikin me vrap (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 21:57
Momente paniku janë krijuar në Guatemalë teksa po zhvillohej ndeshja Nueva Concepcion-Municipal.
Në një video të publikuar nga mediat e huaja shihet se një gjarpër i madh dy metra “ka shoqëruar” lojtarët në ndeshje, por prania e tij ka terrorizuar të pranishmit në fushë.
Si pasojë ndeshja është pezulluar, ndërkohë disa prej lojtarëve janë larguar menjëherë nga fusha.
#insolito una serpiente invade la cancha del estadio municipal de Nueva Concepción y detiene por unos minutos el encuentro
— Fredy Hernández (@FredyHSoy502) February 13, 2022
Los @BVoluntariosGT logran rescatar a la serpiente y retirarla del campo @soy_502 pic.twitter.com/i5CGNRYRZZ
Ndërkohë, punonjësit e fushës po përpiqeshin ta nxirrnin gjarprin nga fusha.