Gjyshja 78-vjeçare përgatitet për luftë: Nëse vjen pushtuesi do rezistoj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2022, 13:05
Ndërsa frika për një pushtim rus në Ukrainë rritet, disa civilë ukrainas në Mariupol kanë nisur të trajnimet për përdorimin e armëve, për t'u mbrojtur në rast lufte me Rusinë.
Mes ukrainasve që mësojnë se si të mbrohen në rast pushtimi është edhe gjyshja 78-vjeçare Valentina Konstantinovska, e cila thotë për BBC-se "kur të vijë pushtuesi, unë do të rezistoj dhe do të zemërohem shumë".
Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se 100,000 ushtarë janë mbledhur në kufijtë e Ukrainës