Liderët e mëdhenj botërorë i "tërheqin veshin" Rusisë: Sanksione masive për Moskën në rast sulmi

Ministrat e shtatë ekonomive më të mëdha  në botë "G7" paralajmërojnë për pasoja "masive" ekonomike ndaj Rusisë nëse  kjo e fundit pushton Ukrainën.

“Përqendrimi i vazhdueshëm i trupave ruse në kufirin me Ukrainën është një çështje shqetësuese. Ne, ministrat e financave të G7, theksojmë gatishmërinë tonë për të vepruar shpejt dhe me vendosmëri për të mbështetur ekonominë e Ukrainës ," deklaruan ata në një deklaratë të përbashkët.

Nëse ndodh sulm Rusia do të përballet me sanksione kolektive. “Çdo agresion i mëtejshëm ushtarak nga Rusia kundër Ukrainës do të përballet me një përgjigje të shpejtë, të koordinuar dhe dinamike”,  paralajmëroi G7.

"Ne jemi të gatshëm të vendosim sanksione kolektive ekonomike dhe financiare që do të kenë një ndikim masiv dhe të drejtpërdrejtë në ekonominë ruse."