Biden i ‘kthen’ shpinën Ukrainës/ Presidenti i SHBA refuzoi të vizitonte Kievin

Uashingtoni ripohoi paralajmërimin se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo moment, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz viziton të hënën Kievin dhe të martën Moskën, si një angazhim ndër të fundit nga liderët perëndimorë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike.

Presidenti Joe Biden bisedoi të dielën në mbrëmje përmes telefonit me homologun e tij ukrainas Vollodimir Zellenski ku i shpjegoi atë që kishte folur me presidentin Putin.

Mediet amerikane kanë hedhur dritë mbi një detaj të rëndësishëm sa i përket bisedës së Biden me Zelenskin, pasi ky i fundit e ka ftuar 79-vjeçarin për të vizituar Ukrainën, ftesë të cilën Uashingtoni e ka hedhur poshtë për shkak të tensioneve në vend.