"Emergjencë kombëtare", kryeprokurori italian për mafien shqiptare: Tepër inteligjente, ndërmjet tyre bëhen lidhjet me Kolumbinë për kokainë
"Këtu ka një emergjencë kombëtare sepse është një krim i organizuar shumë i ngjashëm me 'Ndrangheta' që është shumë e rrezikshme sepse nga njëra anë ka dhunën e mafies rurale dhe nga ana tjetër ajo ka “inteligjencën e “mafies së biznesit”.
Kështu deklaroi Roberto Rossi, kryeprokurori i Barit, i intervistuar për specialen 'Studio Aperto Mag', duke folur për mafien e Foggia-s.
Prokurori, duke iu përgjigjur një pyetjeje për ekzistencën e marrëdhënieve mes mafies së Foggia-s dhe 'Ndrangheta-s, tha: "Ne kemi disa prova. Për drogë ata punojnë me shqiptarë dhe nëpërmjet tyre kanë marrëdhënie me Kolumbinë për kokainë. Marrëdhënia e fortë është me shqiptarët.”
Më pas, prokurori foli për interesat e mafies së Foggia-s edhe në Italinë e Veriut.
“Disa djem të kapobandave të drogës kanë studiuar në Milano, në universitete prestigjioze. Më shumë se një sinjal i dëshirës për t’u ndarë nga familja, përkundrazi, ata janë formuar në kontekste sociale ku qarkullojnë pasuri dhe të ardhura të shumta”, thotë Rossi.
Prokurori italian shton se “krimi në Foggia është bërë më i fortë në veri. Ai i Barit është më i kufizuar, ndoshta sepse është kundërshtuar më shumë ndër vite me energji më të madhe nga shteti, ndaj ndodhet në vështirësi.
