Franca bëhet vendi i tretë evropian që zbut masat kundër Covid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2022, 15:03
Nga sot përdorimi i maskave kundër Covid në ambientet e jashtme dhe puna në distance nuk janë më me detyrim në Francë.
Si pasojë Frnaca, bëhet vendi i tretë në Evropë që lehtëson masat kufizuese kundër Covid.
Masat kufizuese për të luftuar pandeminë Covid po lehtësohen, megjithëse në Francë numri i pacientëve të trajtuar me Covid-19 vazhdon të rritet.
Hapi tjetër i qeverisë franceze do të jetë rihapja e klubeve të natës dhe mbajtja e koncerteve, masa që pritet të merren më 16 shkurt.
Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi 382 vdekje brenda 24 orëve dhe 33 mijë shtrime në spital të pacientëve me Covid.
Të martën e kaluar, Danimarka u bë vendi i parë në Evropë që hoqi të gjitha kufizimet e vendosura për të frenuar pandeminë COVID-19.
