Urdhër i prerë/ S'ka më armë për talibanët në parqe e kënde lojërash
Nga sot, talibanët nuk do të lejohen të mbajnë me vete armë në këndet e lojërave për fëmijë dhe parqe në Afganistan, njoftoi sot zëdhënësi islamist, në një përpjekje për zbutur imazhin agresiv të punonjësve.
Ushtarët talibanë, shumë prej të cilëve kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës duke luftuar kundër qeverisë së mbështetur nga SHBA-ja në Afganistan, menjëherë pasi motën oushtetin shkuan në parqe dhe kënde lojërash me kallsjnikov dhe armë të ndryshme.
VIDEO: Taliban fighters hit a Kabul fairground as Afghans fear for freedoms.
— AFP News Agency (@AFP) September 30, 2021
Taliban fighters laugh onboard a pirate ship ride at an amusement park in Kabul. But while the Islamists have promised more moderate rule this time, many Afghans have already seen their freedoms curbed pic.twitter.com/aLDHt1vqq4
“Muxhahedinët e Emirateve Islamike nuk lejohen të hyjnë në parqe të veshur me uniforma ushtarake. Nuk lejohet të mbajnë armë, e as të vijnë automjete ushtarake”, shkruan Zabihullah Mujahid në Twitter.
"Ata duhet të respektojnë të gjitha rregullat dhe rregulloret e parkut të lojërave ," shtoi ai.
Talibanët kanë një reputacion si luftëtarë të ashpër, agresivë, por që nga rifitimi i pushtetit në Afganistan në 15 gusht të 2021, ata janë përpjekur të tregojnë një fytyrë më të moderuar.