“Kjo nuk është kisha e Zotit”, burri ndërpret Papa Françeskun teksa po mbante fjalimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2022, 15:55
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kishën e Vatikanit, ku një burrë ika ndërprerë fjalën Papa Françeskut, i cili po mbante fjalim.
Mediat italiane bëjnë me dije një burrë ka bërtitur në gjuhën angleze, gjë e cila bëri që Papa Françesku të ndërpresë fjalimin për pak minuta.
“Kjo nuk është kisha e zotit”, - mësohet se ka thënë burri.
Më pas Papa ka nisur fjalimin, ndërsa garda e ka nxjerrë burrin jashtë Kishës. Ende nuk ka detaje se nëse ai është arrestuar apo është i lirë.
