Tragjedi në shkollë, nxënësi qëllohet për vdekje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2022, 08:37
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shkollë në SHBA, kur një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të shkollës, duke vrarë një nxënës.
Ndërkohë një nxënës tjetër është plagosur dhe mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
Familjet e nxënësve janë njoftuar, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, pasi autori është arratisur, shkruajnë mediet e huaja.
Të dyshuarit janë larguar nga shkolla menjëherë pas ngjarjes tragjike, të cilën policia po heton. Shkolla ku ndodhi krimi u mbyll, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me shkollat fqinje.