E rëndë! 4 vjeçari vret veten aksidentalisht me armën e të atit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një fëmijë në moshën 4-vjeçare  ka vrarë veten aksidentalisht me armën që gjeti në makinën e të atit.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se i mituri Jarion Walker ishte ulur në pjesën e pasme të makinës në të shtunën me dy vëllezërit dhe motrën e vogël, ndërsa nëna e tij po pinte marijuanë në karrigen e përparme.

Ndërkohë kanë qenë autoritetet ata që e kanë konfirmuar se i vogli ka qëlluar veten.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në New Orleans, ndërkohë i mituri edhe pse është dërguar në spital me urgjencë, por nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të plagëve që kishte marrë, raportojnë mediat e huaja. 

Askush nuk është arrestuar, megjithëse detektivët do të përfundojnë hetimin dhe do t’ia dorëzojnë rezultatet Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Parisit Jefferson, tha Lopinto./Ora News/