Trekëndëshi Beatrix-Donald-Bora, Gashi: Besoj te dashnia, kur të vjen shfrytëzoje

"Beatrix-Donald-Bora" është trekëndëshi më i përfolur kohët e fundit, pasi Donaldi u lidh me Beatrixën brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ndërkohë  kishte kërkuar një mundësi tjetër për ribashkim nga Bora Zemani, me të cilën ka pasur një lidhje dashurore në të kaluarën.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, moderatori, Labinot Gashi, thotë në emisionin "Why?Not" në RTV Ora  se ai beson në dashuri dhe se nëse dashuria të troket derën, atëherë shfrytëzoje.

Labinot Gashi: Besoj te dashnia. Kur vjen dashnia e momentit shfrytëzoje. Ata janë të mbyllur në një shtëpi atje. Presioni i njerëzve brenda, kur të thonë 10 herë "shiko se ai djali po të shikon", normalisht që ndikohesh. Futen xixat. Kur je mësuar të ledhatohesh nga dikush tërë kohës, të njëjtën gjë pret dhe kur mbyllesh te shtëpia e "BBV".