Alarmi nga përdorimi i antibiotikëve, mjekët: Mund të çojë në shfaqjen e rezistencës bakteriale
Pandemia e covid-19 rriti në nivel global përdorimin e antibiotikëve.
Edhe në Shqipëri, veçanërisht gjatë vitit 2020 mjekët nuk nguruan t`i trajtonin me antibiotikë pacientët e prekur nga virusi.
Mjekja infeksioniste Sabahet Dedja, ngre alarmin se përdorimi pa kriter shkakton atë që quhet rezistencë ndaj antibiotikëve.
Kjo ndodh kur bakteret nuk reagojnë më ndaj këtyre medikamenteve duke shkaktuar komplikime serioze.
Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit e cilësojnë këtë dukuri një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin.
Muajt e fundit, mjekët dhe pacientët janë ndërgjegjësuar dhe e kanë kufizuar përdorimin e antibiotikëve.
Sabahet Dedja këshillon që personat e infektuar që shfaqin simptoma të lehta të presin 72 orë.
Sipas të dhënave të ISNTAT importi i produkteve farmaceutike arriti në 17.6 mln euro në nëntor 2020.
Vitaminat dhe antibiotikët ishin ndër më të kërkuarat.

