Ulen infektimet Covid-19 në vend: 1562 raste të reja, 6 humbje jete dhe 127 pacientë në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 5779 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1562 qytetarë.

Janë 23,419 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

një qytetare nga Kruja 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-73 vjeç, një qytetare nga Kavaja 71 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç.

Janë shëruar 1642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225,835 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

671 në Tiranë, 69 në Vlorë, 66 në Shkodër, 62 në Berat, 59 në Durrës, 54 në Gjirokastër, nga 50 qytetarë në Fier, Lushnje, 34 në Elbasan, 32 në Sarandë, 26 në Kamëz, 25 në Kuçovë, nga 24 qytetarë në Korçë, Krujë, 20 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Pogradec, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, nga 14 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Tepelenë, Gramsh, nga 12 qytetarë në Kukës, Divjakë, nga 11 qytetarë në Peqin, Devoll, Patos, 10 në Tropojë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Delvinë, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, 6 në Dibër, nga 5 qytetarë në Shijak, Belsh, nga 4 qytetarë në Librazhd, Libohovë, Has, nga 3 qytetarë në Pukë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Poliçan, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Finiq, Maliq, Prrenjas. 

Statistika (26 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1562

Të shëruar në 24 orë      1642

Të shtruar në spitale       127

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 5779

Testime totale              1,643,091

Raste pozitive                 252,577

Raste të shëruara             225,835

Raste Aktive                      23,419

Humbje jete                         3,323

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10896

Fier                 1902

Shkodër         1861

Elbasan          1514

Vlorë                1419

Durrës             1338

Gjirokastër      1241

Korçë               937

Berat                 925

Lezhë                824

Kukës                 305

Dibër                  257