Piku i virozave në vend, mjekja: Të njëjtat simptoma prej shtatorit, më të rrezikuar fëmijët dhe të moshuarit

Periudha e dimrit ka shënuar pikun e të prekurve me viroza. Mjekët thonë se simptomat janë të njëjta prej shtatorit, ndërsa këshillojnë moshat e treta, fëmijët dhe të sëmurët kronikë të tregohen të kujdesshëm e të ruajnë konstante temperaturat  e ambientit ku qëndrojnë. 

Qarkullimi i virozave po shënon pikun në këtë periudhë të viti ndikuar shumë edhe nga temperaturat e ulëta dhe të qëndruarit  në ambiente të mbyllura.

 Mjekja e familjes Sonila Brati  thotë se prej shtatorit e deri tani virusi që po qarkullon është i  njëjtë, e kryesisht prekë rrugët e sipërme të frymëmarrjes, por së fundmi po vihen re edhe shqetësime  të tjera.

"Vazhdojnë të mbeten të njëjtat viroza, thuajse që nga periudha e shtatorit të vitit të kaluar. Ato të rrugëve të sipërme respiratore, të rrugëve të poshtme respiratore, sigurisht pak më rrallë infeksionet urinare," tha mjekja.

Këshilla e bluzave të bardha është   shmangia e ambienteve të ftohta dhe ruajtja vazhdimisht e një temperature konstante.

Më të rrezikuar  në këtë situatë janë të mohuarit, fëmijët dhe ata që kanë sëmundje kronike. 

"Në këto ditë duhet të evitojmë daljet në mëngjes dhe në darkë që janë temperaturat shumë herë më të ulëta. Uhet të qëndrojnë në shtëpi, në ambiente të ngrohta dhe të kenë nëj temperaturë pak a shumë konstante se shpesh herë mund të jetë jashtë shumë ftohtë, brenda 29-30," shtoi mjekja.

Për  shkak të temperaturave të ulëta ministria e arsimit vendosi mbylljen e shkollave në tre ditët e para të kësaj jave, për të  ndërprerë kështu edhe përhapjen e virozave mes nxënësve dhe mësuesve.