Radhë të gjata në QSUT, Stroni: Popullata të ndërgjegjësohet, ta gjejnë zgjidhjen pranë mjekut familjes

Pavarësisht investimeve të pretenduara nga qeveria shëndetësia ende nuk iu përgjigjet në kohë pacientëve. Qytetarët thonë se janë të detyruar të presin me orë të gjata në radhë për të marrë një shërbim. 

Në lidhje me këtë mjeku infeksionit Gentian Stroni, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, tha se QSUT është kthyer në një spital që zgjidh problemet e gjithë shqiptarëve, ndërsa shtoi se shumë pacientë mund të marrin shërbimet në zonat ku jetojnë.

Ai tha se mjekët e QSUT, kanë një ngarkesë shumë të madhe, pasi çdo ditë kanë mbi 300 vizita.

Genti Strone: Në QSUT është një radhë të e madhe. QSUT është kthyer në një spital që zgjidh problemet  e të gjithë Shqipërisë. A do ishte më e mira që  të zgjidheshin pranë qendrave të banuara, sigurisht që po. Atje ku ata banojnë të mund të marrin  shërbimin maksimal dhe të specializuar por e vërteta është që mjekët ose ky lloj shërbimi ka filluar të ulet në rrethe edhe për shkak të mungesës së specialistëve specifikë. Mjekët kanë një ngarkesë shumë të madhe. Imagjinoni të kesh në ditë 300-400 vizita dhe se si mund të ndihet pas 24 orësh një mjek i shërbimit të urgjencës.



Në lidhje me situatën e krijuar në spitale, ai tha se duhet të ketë një ndërgjegjësim edhe nga ana e popullatës, pasi këto të  fundit mund të gjejnë zgjidhje edhe tek mjeku i familjes.

Genti Strone: Duhet një ndërgjegjësim i popullatës që ta gjejnë zgjidhjen pranë mjekut familjes. Kjo shërben edhe për rrethet. Do jepte  dhe një lloj ç’fryerje të këtyre radhëve që janë krijuar në QSUT. Pandemia tregoi se menaxhimi antibulatorë ka qenë i mirë në një shkallë të lartë sepse pacientët  arritën të marrin shërbim në familje. Ka edhe probleme sepse pacientët paguanin medikamentet me buxhetin e tyre, që ishte goxha e lartë. Ky menaxhim s’ka ndodhur në asnjë vend tjetër.