Ulen infektimet: 789 raste të reja, 7 humbje jete dhe 129 pacientë në spital

Në 24 orët e fundit, janë kryer 3667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 789 qytetarë.

Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç.

Janë shëruar 1824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër.

Statistika (24 Janar 2022)

Raste të reja ditore         789

Të shëruar në 24 orë      1824

Të shtruar në spitale       129

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 3667

Testime totale              1,630,245

Raste pozitive                 248,859

Raste të shëruara           222,508

Raste Aktive                      23,039

Humbje jete                         3,312

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10505

Fier                 1855

Shkodër         1714

Elbasan          1638

Durrës             1456

Vlorë                1411

Gjirokastër      1179

Berat                 946

Korçë               941

Lezhë                868

Kukës                 285

Dibër                  241