Veliaj frikë nga 5 maji, deputetët e opozitës kërkojnë shtyrjen e seancës në Komisionin e Ligjeve
Kryebashkiaku Erion Veliaj jo pak herë ka deklaruar se banorëve të rrugës 5 maji u është dhënë zgjidhje
Por ndërsa përballë kamerës së bashkisë që drejton shfaqet i sigurt, Veliaj frikësohet kur duhet të përballet me banorët. I thërritur në komisionin parlamentar të ligjeve ai refuzoi pjesëmarrjen për interpelancë. Argument duket se është dhënë për angazhime të tjera
Për të ndjekur seancën në sallë u paraqitën vetë banorët, por kryebashkiaku në mënyrë më absurd iu shmang detyrimit
Kanë qenë deputetët e opozitës që kërkuan shtyrjen e seancës dhe ti kërkohet prezenca Veliajt.
“Në mungesë të një justifikimi është e udhës që ju të kontaktoni me zyrën e Kryetarit të Bahskisë dhe ta dëgjojmë, të japë sqarime."
Por vetë kryetarja e komisionit të Klotilda Ferhati paralajmëroi se Veliaj do të përgjigjet me shkrim, pra duke shmangur përballjen
“A ka detyrim Kryetari i Bashkisë të jetë i pranishëm apo të jap përgjigjen me shkrim, këtë e zgjidh ligji."
Prej ditësh familjet e rrugës 5 maji janë detyruar të qëndrojnë natën në të ftohtë në qiell të hapur, kjo pasi Veliaj refuzoi të nënshkruante kontratë me ta, duke ofruar një marrëveshje pa firmë e pa vulë.
