Delinda Muçollari sugjeron cilat vende të Shqipërisë duhet të vizitoni këtë vit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2022, 22:25
E apasionuar pas udhëtimeve, blogerja Delina Muçollari ka treguar se cilat janë destinacionet që duhet të vizitojmë gjatë kësaj periudhe në vendin tonë.
E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, ajo sugjeron që të vizitohen Korça, Pogradeci, Vermoshi dhe Razmën.
Delina Muçollari: Momenti është për të shkuar në Pogradec dhe në Korçë. Pamjet janë fantastike. Të shijojnë dhe darkat. Tavernat e darkës janë kaq të ngrohta. Pra destinacioni është ai. Ndërsa përsa i përket pjesës së Veriut është në Vermosh dhe në Razëm.
