Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertugrul”

Aktori i njohur turk  Ayberk Pekcan i cili ka luajtur në serialin e famshëm "Rrtugrul" ka ndërruar jetë. Lajmi u bë me dije nga mediet turke.

Ai ka luajtur rolin e Artuk Beut në serialin historik "Ertugrul" i cili ishte krahu i djathtë i Ertugrul Beut. Drama e tij mori popullaritet në botë.

Mediet turke thonë se 51-vjeçari prej disa kohësh po trajtohej nga kanceri në mushkëri, ndërsa javën e kaluar po trajtohej në terapi intensive në qytetin e tij Mersin.

Vdekja e tij ka shkaktuar hidhërim të madh te fansat nga e gjithë bota, të cilët po i dërgojë mesazhe ngushëllimi në profilin e tij në Instagram.