Vota Presidenciale në kohën e Covid, Italia sot nis votimin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës
Distancim social, maska në fytyrë, grupime të numëruara në sallën e votimit, të drejtë vote dhe për të infektuarit nga Covid, dizintektues e higjenizues duarsh pozicionuar kudo, matës temperature e detyrimi i pajisjes me certifikatë shëndetësore janë rregullat me të cilat do të nis sot në Romë, gara presidenciale për zgjedhjen e Presidentit të 13 të Republikës Italiane.
Në orën 15:00 në dhomën e deputetëve të Parlamentit Italian, 1009 zgjedhësit e mëdhenj, 321 senatorë e 58 delegatë nga qeveritë lokale të rajoneve italiane do të japin votën e tyre të fshehtë për kreun e ri të shtetit italian.
Më datë 4 shkurt përfundon mandati 7 vjeçar i Presidentit Sergio Mattarella e siç e parashikon Kushtetuta, që më muaj më parë , pra prej datës 4 janar Parlamenti Italia ka nisur punën për të organizuar axhendën e këtyre zgjedhjeve Presidenciale.
Janë zgjedhje që kryhen në kushte jo të zakonshme të imponuara nga pandemia globale e rregullave për të respektuar normativën ligjore anti Covid që është në fuqi.
Në sallën e Parlamentit që do të drejtohet nga Kryetari i Dhomës së Deputetëve Roberto Fico, parlamentarët do të thirren të votojnë në grupe maksimumi 50 zgjedhës e kanë të drejtë të japin votë të fshehtë, në e një herë në ditë.
Presidenti i ri zgjidhet nëse një nga kandidatët e propozuar do të marr dy të tretat e votave, pra 673. Por nëse kjo nuk arrihet, qysh në votimin e katërt do të mjaftojë mazhoranca absolute, prej 505 votash për të zgjedhur kreun e ri të shtetit italian.
Në mënyrë që të garantohet vota dhe për ata deputetët, senatorë e delegatë që janë pozitiv nga Covid-19, Sekretaria e Parlamentit italian ka organizuar një hapësirë të posaçme për ta, ngritur në oborrin e Parlamentit.
Çdo parlamentar ose delegatë i infektuar mund të jap votën e tij të fshehtë duke mbërritur me automjetin personal, e mund të votoj pa zbritur e pa rënë në kontakt me persona e hapësira të tjera të këtij institucioni.
Pak orë para nisjes së kësaj gara isntitucionale, partitë politike italiane nuk kanë gjetur ende një marrëveshje për të propozuar emra të përbashkët. Qendra e majtë italiane duket se është orientuar për të propozuar kryeministrin aktual Mario Draghi, por e djathtë italiane është e bindur se Draghi është një figurë e domosdoshme në krye të qeverisë së koalicionit që drejton vendin.
Ndërkohë në listën e emrave si kandidatë të mundshëm për President janë dhe dy gra, Ministrja aktuale e Drejtësisë Marta Caltabia, ish Kryetare e Gjykatës e Letizia Moratti, këshilltare e Politiakve sociale të rajonit të Lombardisë, ish ministre e arsimit në qeverinë e Silvio Berlsuconit e ish Presidente e Radio Televizionit Publik Italian (RAI).
Pas daljes nga skena të Silvio Berlusconit si kandidat i qendrës së djathtë, liderët e këtij grupimi kanë deklaruar se po punojnë për identifikimin e një figure me profil të lartë në postin e Presidentit të Republikës.
Me shumë gjasa, votimi i parë për Presidentin e ri programuar sot më ora 15.00 nuk do mund të sjell emrin e ri të kreut të ri të shtetit italiane e partitë politike do të kenë dhe disa orë në dispozicion për të qartësuar idetë e propozuar kandidatë që do të mund të marrin dhe votat e duhura për t'u zgjedhur.

