Gruaja që u shty në binarët e metrosë thyen heshtjen: 'Shërimi im do të marrë shumë kohë, por besoj në të'

“Rikuperimi im do të marrë shumë kohë dhe do të jetë e vështirë të bëj përparim. Por unë besoj se do të ndodhë”. 

Kështu thotë Ines Zapatero, gruaja 54-vjeçare që pësoi fraktura të shumta kur u shty qëllimisht në shinat e metrosë në Bruksel një javë e gjysmë më parë nga Benjamin P.  duke pësuar fraktura të shumta pas rënies së dhunshme.

“Ne kemi qenë të frikësuar. Por në fund, ne ishim shumë me fat. Të dua mami!" shkruan në rrjetet sociale vajza e Ines.

Në emër të nënës së saj, ajo falënderon shoferin e trenit, urgjencën e klinikës Saint-Jean, kalimtarët që ndihmuan nënën e saj dhe hetuesit që po hetojnë të dyshuarin.

Më 14 janar, një francez 23-vjeçar shtyu gruan që po priste në stacionin e metrosë Rogier në Bruksel përpara një metroje që sapo kishte hyrë në stacion. 

Ines Z. ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë me fytyrë në shina. Në fraksion të sekondës, shoferi i trenit  bëri një ndalesë emergjente. Treni ndaloi pikërisht përballë trupit të gruas. Shoferi i shpëtoi jetën.

Gruaja pësoi një thyerje të shpatullës dhe fraktura të tjera. Më pas do të vijojë një operacion ose siç thotë ajo vetë “punë në trup”.

Nëna e tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

 “Një falenderim shumë i madh për miliona mesazhe nga kudo. Është e pamundur t'i përgjigjemi secilit veç e veç. Shërimi im do të jetë i gjatë, përparimi do të jetë i vështirë, por fjalët tuaja të mira më ndihmojnë po aq sa edhe trajtimet që më presin akoma. Malet e sotme janë dunat e së nesërmes. Unë besoj në to. Një milion puthje.”

Ines u lirua nga spitali mbrëmjen e të dielës. Përveç thyerjes së shpatullës, gruaja ka pësuar edhe disa fraktura të tjera. Ajo duhej të merrte frymë së pari - në pritje të një operacioni të mëvonshëm. 

Ndërkohë, Ines postoi edhe një citim të filozofit francez Albert Camus:

“Në mes të kaosit, zbulova se brenda meje fshihet një qetësi e pamposhtur. Në mes të dimrit, mësova se brenda meje qëndron një verë e pamposhtur".

Ines u rrit në Bruksel dhe është me profesion infermiere. Ajo punoi kryesisht në repartin e terapisë intensive dhe disa vite më parë u rikualifikua si mësuese infermierie

Arrestimi i 23-vjeçarit francez është zgjatur edhe për një muaj të premten. Sipas avokatit të tij, ai vetë është i tronditur nga ajo që ka bërë.

Gruaja që u shty në binarët e metrosë thyen heshtjen: