Talibanët vijnë në Evropë/ Ministri i Jashtë takohet me përfaqësues të SHBA, BE e Britanisë
Një delegacion i talibanëve kanë vizituar Evropën, për herë të parë që nga ardhja e tyre në pushtet në muajin gusht të vitit të shkuar, për të diskutuar krizën humanitare në Afganistan me vendet perëndimore.
Ministri i Jashtëm afgan është takuar në Oslo me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Norvegjisë.
Komuniteti ndërkombëtar ka këmbëngulur në të shkuarën se nëse talibanët duan të rilidhin marrëdhëniet me perëndimin Situata humanitare në Afganistan është përkeqësuar në mënyrë drastike që nga ardhja e talibanëve në pushtet dhe ndihmat ndërkombëtare u ndalën, duke lënë miliona njerëz në mjerim e uri.
Asnjë shtet ende nuk e ka njohur Afganistanin si shtet pas ardhjes së talibanëve.
Këta të fundit, javën e kaluar kanë bërë thirrje për njohje, të paktën nga vendet myslimane, pasi kriza humanitare në vend ishte dramatike.
Takimi i sotëm i hap rrugë rilidhjes së marrëdhënieve të Afganistanit me vendet perëndimore, edhe pse talibanët duhet të plotësojnë ende disa kushte, që kjo të ndodhë.

