Me shpejt se Verstappen dhe Hamilton, miliarderi çek "çmend" gjermanët me 417 km/h në autostradë
Më shpejt se Max Verstappen dhe Lewis Hamilton në Formula 1, miliarderi çek Radim Passer testoi Bugatti Chiron e tij me 417 km/h në një prej autostradave gjermane.
Përveç kësaj, ai e regjistroi "performancën" e tij për ta ndarë në rrjetet sociale.
Në disa pjesë të autostradave gjermane, shpejtësia nuk është e kufizuar.
"Një vend i mrekullueshëm për të testuar makinën time," duhet të ketë menduar manjati çek i pasurive të paluajtshme Radim Passer.
I etur për të parë se si ecën makina e tij në rrugë, ai udhëtoi drejt një autostrade midis Berlinit dhe Hanoverit me Bugatti Chiron-in e tij.
Videoja që ka grumbulluar mbi 4 milionë shikime është xhiruar korrikun e kaluar, por është postuar më 9 janar në kanalin e tij në YouTube.
Ai kishte veshur një xhaketë garash, por pa helmetën mbrojtëse gjatë garës ndërsa pasagjeri i tij kishte vetëm një xhaketë lëkure të hapur dhe një bluzë.
Chiron ka një vlerë prej 3 milionë dollarësh.
Seksioni i rrugës në të cilën ai po lëvizte nuk ka kufi fiks të shpejtësisë, kështu që teknikisht nuk ka shkelur asnjë ligj, por Ministria tha në një deklaratë të mërkurën se "refuzon çdo sjellje në trafikun rrugor që çon ose mund të çojë në rrezikimin e përdoruesve të rrugës. ”
“Të gjithë përdoruesit e rrugës duhet të respektojnë rregullat e kodit në autostradë. Ligji u kërkon drejtuesve të mjeteve që “të ngasin vetëm me shpejtësi të tillë që automjeti të jetë gjithmonë nën kontroll”. Është shumë e dyshimtë që ky është rasti me një shpejtësi prej 417 km/h në autostradë".
“Falënderojmë Zotin për sigurinë dhe rrethanat e mira, pasi mundëm të arrijmë shpejtësinë 414 km/h!” Ka shkruar miliarderi çek Radim Passer në mbishkrimin e videos.
Passer ka një pasuri prej 308 milionë dollarësh dhe është personi i 33-të më i pasur i Republikës Çeke, sipas Forbes.

