VIDEO e frikshme, i riu shtyn gruan në shina, treni ndalon një metër larg saj
Një skenë e pabesueshme ka ndodhur të premten e 14 janarit në stacionin e metrosë Rogier në Bruksel.
Siç mund ta shikoni nga pamjet në video, një i ri shtyn qëllimisht nga pas një grua në shinat e metrosë ndërsa treni afrohej në stacion.
Më pas ai ikën me vrap në drejtim të kundërt. I alarmuar nga njerëzit në trotuar, shoferi kreu një frenim emergjent dhe arriti të ndalojë trenin një metër nga gruaja e shtrirë në shina.
Asnjë pasagjer i metrosë nuk u lëndua nga ndalimi i papritur. Dhe udhëtarët në platformë zbritën nga shinat për të ndihmuar gruan të ngrihej.
Autori u arrestua menjëherë pas aksidentit teksa ndodhej në stacionin e metrosë De Brouckère.
Ai është marrë në pyetje nga policia dhe më pas është vënë në dispozicion të prokurorisë së Brukselit.

