Ambasadori amerikan në Beograd kërkesë për dialogun me Kosovën

Shtetet e bashkuara të Amerikën vlerësojnë se procesi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës varet nga dëshira e liderëve në Beograd dhe Prishtinë për të ndërmarrë hapa të vështirë dhe të guximshëm. Kreu i diplomacisë amerikanë në Beograd Anthony Godfrey thekson se duhet një marrëveshje me njohje reciproke mes palëve për këtë.

Për ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey përparimi i qëndrueshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga dëshira e liderëve në Beograd dhe Prishtinë “për të ndërmarrë hapa të vështirë dhe të guximshëm të nevojshëm për ta forcuar paqen dhe prosperitetin që meriton ky rajon”.

Duke folur për krizën në dialog dhe rolin e Uashingtonit në këtë proces, Godfrey tha në një intervistë për median serbe “Blic” se përparimi i qëndrueshëm duhet të vijë nga këtu.

Godfrey theksoi se Uashingtoni vazhdon të bëjë gjithçka që mundet për ta inkurajuar dhe mbështetur normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njohjen përfundimtare reciproke.

Duke folur për paralajmërimet për “listën e zezë” e cila mund të zgjerohet shumë shpejt, Godfrey thekson se Shtetet e Bashkuara e shohin korrupsionin si kërcënim kritik për paqen dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe se sanksionet janë kundër kompanive dhe individëve të korruptuar.