Gashi: Serbia kërkon sherr dhe tension. Referendumi nuk do të lejohet. Kosova s’do të rrezikoj sovranitetin
Në Kosovë situata është tensionuar për shkak të referendumit serb për ndryshime kushtetuese që do të mbahen të dielën. Në 16 janar, Serbia do të mbajë një referendum për ndryshimet kushtetuese lidhur me organet gjyqësore që do të çonte përpara perspektivën evropiane të vendit.
Në lidhje me këtë avokati Tomë Gashi, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, është shprehur se Serbia kërkon sherr dhe tension me Kosovë, ndërsa shtoi se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Ai shtoi se referendumi nuk do të lejohet edhe nëse do të ketë presione nga ndërkombëtarët.
Tomë Gashi: Serbia asesi nuk mund të pajtohet me pavarësinë e Kosovës. Serbia kërkon sherr dhe kërkon tensionim të situatës që nuk është e mirë. Mendoj se referendum nuk do të lejohet, edhe duke marrë parasysh presionet ndërkombëtare që mund të jenë. Nuk është normale që Kosova të lëshoj pe në drejtim të kontestimit thuajse të sovranitetit të vet dhe në atë në favor të Serbisë. Serbia e di mirë që kjo nuk do të lejohet nga qeveria e Albin Kurtit dhe për këtë arsye janë duke bërë një propagandë të ndihmës europiane dhe nga emisioni I EULEX kërkojnë ndihmë, por është definitive që kjo nuk do të ndodh.
Avokati ndër të tjera tha se Kosova nuk do të rrezikojë sovranitetin e saj për të plotësuar dëshirat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Tomë Gashi: Ne nuk do rrezikojmë sovranitetin e Kosovës për të ja plotësuar dëshirat presidentit të tyre Vuçiç.
Me qeverinë e Kurtit nuk mund të luhet siç kanë luajtur qeveritë e Serbisë me kryetarët e qeverive të Kosovës. Kurti, Osmani janë në një linj që referendum të mos lejohet.
Më tej Gashi tha se Serbia nuk është e interesuar për dialog më Kosovën, ndërsa shtoi se shteti serb kërkon zbatimin e marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe që sipas tij do ta penalizonte Kosovën.
Tomë Gashi: Serbia nuk është e interesuar në dialog me Kosovën, edhe pse Kosova kërkon që të ketë një njohje të shtetit të pavarur të Kosovës nga Serbia.
Atë që insiston Serbia posaçërisht prej ardhjes së Kurtit në krye të qeverisë është insistimi i respektiit të një marrëveshje, e cila është marrëveshja për asociacionit të komunave më shumicë serbe që Kosovën do ta penalizonte dhe do ta bënte një shtet jofunksional. Kjo mendoj se do të ndodh. Janë nënshkruar 33 marrëveshje dhe Serbia insiston vetëm tek njëra.
Avokati u shpreh se Kosova është në një favor të mirë, sepse ka Kryeministër të pakorruptuar të dhe sipas tij asnjëherë nuk do të nënshkruhet asgjë në Bruksel sa i përket rrezikimit të territorit të Kosovës apo humbjes së sovranitetit të saj.
Përgatiti Anila Kolgjini.
