Miratohet rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2022, 16:15
Kuvendi i Kosovës miratoi sot, 15 janar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
76 deputetë votuan pro rezolutës, 0 kundër ndërsa një deputet abstenoi.
Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik.
Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.
