Kosova miratoi rezolutën kundër mbajtjes së referendumit serb, tërhiqet Vuçiç: S’ka votime në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2022, 22:45
Pak orë pasi Parlamenti i Prishtinës miratoi rezolutën kundër mbajtjes së referendumit serb ne Kosovë, Beogradi zyrtar është tërhequr.
Aleksandër Vuçiç vendosi që qytetarët serbë të Kosovës të votojnë nëpër qytetet në Serbi.
Vendimi u bë i ditur nga Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi.
Në 45 vendvotime do të shtohen emrat e zgjedhësve serbë nga Kosova.
Ata do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.
