Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, 3 të arrestuar në Lezhë

Tre persona janë arrstuar në Lezhe pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. 

Blutë bëjn me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.

"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës "Shqiponja", pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera."-njofton policia Lezhë. 

Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre shtetas kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.