Llava pushton ishullin Galapagos, rrezikohen shtëpitë hardhucave

Lumenj me llavë kanë pushtuar ishullin Galapagos, që prej javës së kaluar, kur vullkani shpërtheu në vend.

Një re gazi dhe hiri nga "Vullkani i Ujkut" u ngrit 3,793 metra mbi nivelin e detit pas shpërthimit.

Në vendin e vullkanit që shpërtheu jeton midis specieve të tjera, iguana rozë prej të cilave vetëm 211 kanë mbetur në ishullin Isabela

Megjithatë, kujdestarët e parkut dhe shkencëtarët që punojnë me iguanat kanë konfirmuar se krijesat janë jashtë rrezikut.

“Vullkani i Ujkut” në ishullin Isabela në arkipelagun ekuadorian Galapagos ka shpërthyer për herë të dytë në shtatë vjet.

Shpërthimi i vullkanit në ishullin më të madh të Galapagos filloi në mesnatën e 6 janrit, tha qendra e parkut kombëtar.

Vullkani është më i larti në Galapagos, por është të paktën 100 milje nga komuniteti më i afërt njerëzor.

Ishujt Galapagos ndodhen rreth 1000 milje larg brigjeve të Ekuadorit në Paqësor, dhe ruajnë shumë lloje unike të florës dhe faunës.