Vuri bast vetëm 2 euro/ Burri del nga kazinoja me shumën marramendëse, ja sa fitoi

Mbi 2.6 milionë euro fitoi, një 30-vjeçar, në një kazino, pasi kishte vënë bast vetëm 2 euro.

Shuma marramendëse u fitua të dielën, 2 janar, në Francën veriore.

“Shuma prej 2,626,909.12 euro është çmenduri!  Megapoti i qëlloi sonte makinerisë 297. Lojtari  fatlum që fitoi paratë jeton në veri të Francës dhe kishte vënë bast 2 euro”, shkruhet në faqen zyrtare të kazinos, në Facebook.

Në 10 vitet e fundit  sistemi i lojërave në kazinon e Francës veriore ka nxjerrë “66 fatlumë dhe ka dhënë mbi 74 milionë euro fitime”.