VIDEO/ Vrapoi për të shpëtuar 1-vjeçarin për të cilin kujdesej, 52 vjeçarja ndërron jetë pasi përplaset nga kamioni
Një grua në moshën 52-vjeçare, ka humbur jetën, teksa ka shpëtuar një djalë në moshën 1-vjeç.
Gruaja u godit nga kamioni në Brooklyn derisa po tentonte të shpëtonte djaloshin njëvjeçar për të cilin po kujdesej. Arcellie “Celi” Muschamp, nuk ka mundur që t’i shpëtonte dot plagëve ku si ka humbur jetën .
“Celi për fat të keq nuk mbijetoi dhe ndërroi jetë e rrethuar nga më të dashurit”, ka shkruar Patrick Mullen, babai i njëvjeçarit
“Për mua dhe gruan time, ajo gjithmonë do të jetë engjëlli mbrojtës i djalit tonë Rouwan, për të cilin edhe u sakrifikua”, tha ndër të tjera ai.
Muschamp, emigrante nga Belize, ishte goditur nga kamioni derisa ajo po shtynte karrocën e djaloshit të vogël në një udhëkryq në Union Street dhe Pete Avenue.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në tru, por që nuk ia doli dot të mbijetonte.