Propozimi i Komisionit Europian: Energjia bërthamore dhe gazi, ekologjike.Gjermania kundër
Në kulmin e krizës energjetike, energjia bërthamore dhe ajo e përfituar nga gazrat fosile mund të përfitojnë statusin ekologjike. Ky është propozimi që vjen nga Komisioni Evropian, por që kundërshtohet nga Gjermania, pasi sipas tyre kjo bie ndesh me marrëvveshjen kundër ngrohjes globale.
Kriza energjetike që ka kapluar Evropën muajt e fundit, ka shtyrë Komisionin Evropian që të propozojë një plan që u jep vlerësimin si ekologjike energjisë së përfituar nga disa gazra dhe energjia e bërthamore.
Por kjo ide është kundërshtuar hapur nga Gjermania, e cila e cilëson totalisht të gabuar këtë nismë, pasi bie ndesh me marrëveshjen mes shteteve kundër ngrohjes globale, për mbajtjen e temperaturës brenda 1.5 gradë celcius.
Ministri gjerman i Mjedisit, Steffi Lemke, shtoi se energjia bërthamore mund të çojë në katastrofa mjedisore dhe sasi të mëdha mbetjesh bërthamore.
Për për Komisionin Europian sektorët e gazit fosil dhe të energjisë bërthamore kontribuojnë në dekarbonizimin e ekonomisë së unionit ndërsa sipas propozimit, vetëm impiantet e gazit dhe ato bërthamore me standardet më të larta do të konsiderohen "të gjelbra".
Uzinat bërthamore do të kenë plane strikte të depozitimit të mbetjeve.
Ndërsa impiantet e gazit do të kenë një kufi sesa dioksid karboni do të çlirojë në kilovat për orë gjatë prodhimit të energjisë.
Deri më tani, Franca mbështet 70% të energjisë elektrike të saj tek energjia bërthamore, por është zotuar ta zvogëlojë këtë varësi, duke mbyllur 12 reaktorë bërthamorë deri në vitin 2035.
Nëse shumica e vendeve anëtare të Unionit do të mbështesin propozimin e Komisionit Evropian, ai do të hyjë në fuqi pas 1 viti.
1500 gjuhë në botë mund të zhduken, thotë studimi
2 Janar, 16:19

