Policia u sul qenin protestuesve kundër masave anti-Covid në Holandë

Mijëra protestues u përleshën me policinë në Holandë, pasi marshuan në Amsterdam për të kundërshtuar vaksinimin me detyrim dhe masat e tjera kufizuese anti-covid.

Protestuesit shpërfillën edhe vendimin e qeverisë për të mos lejuar zhvillimin e tubimeve.

Gjatë përleshjeve fizike mes protestuesve dhe policisë, këta të fundit përdorën edhe qentë për të kafshuar tubuesit.

Edhe efektivët e policisë kishin paralajmëruar një protestë për shkak të rritjes së orëve të punës, por sindikata e tyre tha se nuk do të braktisej detyra, lidhur me protestat periodike.

Të paktën 30 persona u arrestuan pas përleshjeve, ndërsa katër policë mbetën të plagosur, thanë autoritetet holandeze.

Që prej nëntorit, kur qeveria vendosi masa kufizuese, shifrat e infektimeve kanë ardhur në ulje në Holandë, por protestuesit shprehen se këto masa po kufizojnë liritë e tyre.

Masat e rrepta, që ndalojnë grumbullimin e më shumë se dy personave, do të që ndrojnë në fuqi deri në 14 janar.