Shaip Kamberi: Këngët e policëve në Sanxhak, fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur me videon ku anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë xhiruar duke kënduar këngë ultra-nacionaliste duke i bërë lavde gjenocidit të Srebrenicës, shkatërrimit të Vukovarit dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi thotë se këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

“Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të presidentit Vuçiç. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, shkruan Kamberi.