Zjarr i madh në selinë e Parlamentit të Afrikës së Jugut

Selia e parlamentit të një prej kryeqyteteve të Afrikës së Jugut është përshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri vjen vetëm disa orë pas funeralit shtetëror të kryepeshkopit Desmond Tutu, në një kishë fare pranë parlamentit.
Një zjarr i madh ka përfshirë selinë e parlamentit të Cape Town në Afrikën e Jugut.
Zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të së dielës. Zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes thanë se ende nuk janë vënë nën kontroll flakët.
Sipas pamjeve, zjarri ka përfshirë çatinë e godinës, si edhe ndërtesën e Asamblesë Kombëtare.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Selia e Parlamentit të Cape Town-it përbëhet nga 3 struktura ndërtese, duke përfshirë atë origjinalen dhe më të vjetrën që u përfundua në 1884 dhe dy shtesat e reja të viteve 1920 dhe 1980.
Në prill të vitit të kaluar, një zjarr shkatërroi një pjesë të bibliotekës së Universitetit të Cape Town, në të cilën ruhej një koleksion unik i arkivave të Afrikës.

